Reuters raporton se presidenti uzbek ka vdekur

Qeveria në Uzbekistan thotë se presidenti Islam Karimov është në gjendje kritike, pasi ka pësuar një sulm, ndërkaq agjencia e lajmeve Reuters, citon tre burime diplomatike, të cilët thonë se Karimov ka vdekur.

Në deklaratën e Qeverisë uzbeke, të publikuar sot, thuhet se Karimov, 78 vjeçar, është shtruar në spital më 24 gusht, dhe në 24 orët e fundit, gjendja e tij “është përkeqësuar dhe doktorët e kanë cilësuar si kritike”.

Por Reuters është duke cituar tre burime diplomatike, të cilët thonë se Karimov në fakt ka vdekur.

“Po ai ka vdekur”, i ka thënë një burim, agjencisë Reuters.

Më herët gjatë ditës, Reuters po ashtu ka raportuar se presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, ka ndërprerë vizitinë e tij në Kinë dhe nesër do të fluturojë drejt Uzbekistanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button