“Katimerini”: Përsëri rritet presioni në kufirin me Maqedoninë

Tre muaj pas evakuimit të mijëra refugjatëve dhe migrantëve nga kampi i improvizuar në kufirin Greqi-Maqedoni, autoritetet greke thonë se janë vërejtur rritje të tentimeve që njerëzit ta kalojnë në mënyrë ilegale në vendin fqinjë, shkruan “Katimerini”.

“Ata vijnë me tren deri në fshatin Muries dhe tentojnë të kalojnë përmes malit dhe përgjatë bregut të Liqenit të Dojranit. Ata tentojnë ta kalojnë kufirin edhe në fshatin Hamilo në afërsi të Idomenit”, ka deklaruar një polic për “Katimerini”.

Autoritetet, gjithashtu, kanë vërejtur edhe rritje të numrit të refugajtëve dhe emigrantëve që largohen nga kampet dhe individualisht ose në grupe tentojnë ta kalojnë kufirin, duke pasur parasysh se ka anulime të gjata në sistemin e përpunimit të kërkesave të tyre për azil.. Autoritetet greke janë të brengosur se informatat për tentime të suksesshme për kalimin e kufirit mund të nxisin largimin masiv nga objektet e organizuara për sistemim,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button