Dokumentar kushtuar Dua Lipës- E lindur për të qenë yll muzike (VIDEO)

Moderatori dhe krijuesi i dokumentarit, Jason King, i ka kushtuar këta minuta Lipës duke folur mbi arritjet e saj, planet e saj dhe faktin se pse Amerika është tokë kaq e rëndësishme për Lipën.

Është publikuar sot dokumentari që NPR ka realizuar mbi këngëtaren kosovare Dua Lipa.

Rreth dhjetë minuta i janë përkushtuar këngëtares dhe jetës së saj, plus pesë këngëve që ajo i lansoi në një periudhë 1 vjeçare. Dhe kaq i janë dashur asaj që të mund të depërtojë në miliona fansa.

NPR nuk ka harruar që në dokumentar ta cekë edhe nominimin e Lipës në BBC Sound of 2016, albumin e saj në shkurt të vitit tjetër, dhe faktin se ajo mund të jetë një pop star i lindur.


Dokumentari është realizuar para se ajo të debutojë në Amerikë,në Jimmy Fallon Show. Dokumentari vetë titullohet “Dua Lipa dëshiron ta thyejë Amerikën”, në kuptimin që ajo dëshiron, dhe e thotë vetë në dokumentar, depërtimin edhe në industrinë muzikore në Amerikë.

Një pjesë e mirë e dokumentarit është incizuar në Nju Jork. Përmendet edhe Dukagjin Lipa, babai i Duas, një këngëtar i njohur në Kosovë. Toni Braxton e Nelly Furtado janë vetëm dy prej emrave që Dua i ka imituar kur ka qenë e vogël, e që më pas u bënë influencë për karrierën e saj.
Rreth minutës së pestë, paraqitet edhe koncerti i saj në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Moderatori dhe krijuesi i dokumentarit, Jason King, i ka kushtuar këta minuta Lipës duke folur mbi arritjet e saj, planet e saj dhe faktin se pse Amerika është tokë kaq e rëndësishme për Lipën. / KultPlus.com 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button