Nitaj: Hero i kundërshtimit të demarkacionit është Ramush Haradinaj

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur “hero” të kundërshtimit të demarkacionit, liderin e tij Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se ajo që ka ndodhur në Kuvend është votë kundër demarkacionit, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund ta shihni prononcimin e plotë të Nitajt:

Ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës është votë kundër dhe jo tërheqje e kryeministrit për kurrfarë rrethanash. E sotmja në Kuvend, është rezultat i një pune të mundimshme njëvjeçare, politike e qytetare, e një vetëdijesimi të elitave shkencore e intelektuale dhe e shumicës së deputetëve por edhe e një qëndrimi krejt abuzues të liderëve të tanishëm shtetëror.

Nëse duhet veçuar, individualisht dike, atëherë heroi i këtij kundërshtimi, është Ramush Haradinaj!

Krejt çfarë mund të ndodhë pas ditës së sotme në lidhje me këtë version të demarkacionit, mund të jetë vetëm fabrikim i një rezultati të paqenë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button