Efektet anësore të antidepresivëve, kujdes!

Një Universitet i Liverpoolit ka treguar se mendimet e vetëvrasjes, vështirësitë seksuale dhe mpirja emocionale si rezultat i ilaçeve kundër depresionit mund të jenë më të përhapura se sa ne mendojmë.

Në një studim me 1.829 njerëz që kishin përdorur anti-depresant, ka gjetur se thuajse gjysmën e tyre të kishin raportuar probleme psikologjike për shkak të ilaçeve të tyre.

Hulumtuesit thonë se ilaçet e trishtimit dhe ankthit kanë arritur në nivele të çuditshme. Një në dhjetë njerëz në disa vende përdorin ilaçe kundër depresionit çdo vit.

“Ndërsa efektet anësore të ilaçeve kundër depresionit, si shtimi në peshë dhe vjellja janë dokumentuar mirë, por efektet psikologjike dhe ndërpersonale janë injoruar dhe mohuar. Ato duken të jenë alarmuese”, shprehen hulumtuesit.

Pjesëmarrësit e hulumtimit ishin të gjithë përdorues të anti-depresantëve për 5 vjet dhe ishin pyetur se si ndiheshin gjatë marrjes së ilaçeve.

Më shumë se gjysma e njerëzve nga mosha 18 deri 25 vjeçare raportuan të kenë ndjenja për vetëvrasje, kishte dhe një përqindje të lartë të njerëzve që vuanin nga “vështirësitë seksuale”, “ndjenja që nuk ishin të kënaqur me veten”, ”reduktimi i ndjenjave pozitive”, “kujdesi i reduktuar për të tjerët”dhe “efektet e tërheqjes”.

Megjithatë, 82% raportuan se ilaçet ju kishin ndihmuar në lehtësimin e depresionit të tyre.

Hulumtuesit shtojnë se “Efektet të tilla si ndjenja e mpirë emocionale dhe kujdesi i reduktuar për të tjerët janë një shqetësim i madh. Studimi ynë tregoi gjithashtu se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për këtë, sepse nuk informohen nga mjekët”.

Të gjeturat e studimit tregojnë se 1/3 e të intervistuarve raportuan ndjenjë për vetëvrasje si rezultat i marrjes së ilaçeve kundër depresionit, sugjerojnë se studimet e mëparshme mund ta kenë nënvlerësuar këtë problem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button