(VIDEO) Pamje ekskluzive: Si i theu policia kosovare dyert ku gjeti 50 çanta me koktej molotovi

Në pamjet filmike shihen policë të njësive speciale të Kosovës duke thyer dyert e garazheve e po ashtu edhe policët që ekzaminojnë çantat në të cilat janë gjetur dhjetëra shishe qelqi të mbushura me benzinë dhe material djegës.

Gazetarët e Kallxo.com të cilët kanë qëndruar nga mëngjesi në vendin e ngjarjes, sjellin me video ndërhyrjen e parë të policisë së Kosovës.

Policia ka raportuar se rreth 50 çanta me koktej molotovi janë gjetur në atë garazhë më lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë bllokuar për disa orë hyrjen e garazheve në lagjen Dardania të kryeqytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button