Ushtria franceze planifikon ndalimin e lojës “Pokemon Go”

Për arsye të sigurisë, ushtria franceze në objektet e veta planifikon të zbatojë ndalesë për lojën e popullarizuar “Pokemon Go”, raporton Anadolu Agency (AA).

Revista “Le Canard Enchaine”, duke iu referuar burimeve brenda Ministrisë së Mbrojtjes, pohon se zyrtarët e ushtrisë janë duke planifikuar të vendosin ndalesë në objektet ushtarake.

Ata kanë theksuar se personazhi virtual Pokemon është detektuar në zona “sensitive” të ndërtesës së ministrisë dhe në objektet ushtarake.

Theksohet se “në muajt e fundit persona dashakeq në mënyra të ndryshme kanë tentuar të infiltrohen në objektet ushtarake për qëllime të sulmeve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button