Humbni peshë me lëvizje të thjeshta

Puna intensive, stresi, shtatzënia, kanë ndikim të madh në peshën dhe metabolizmin tuaj

Kur ndihesh jo në formë është më e lehtë të biesh viktimë e nervozizmit, lodhjes dhe depresionit, andaj është e rëndësishme të rigjesh harmoninë në nivelin fizik dhe mendor.

Ja si të vish në formë me lëvizje të thjeshta:

Praktiko vrapin- Të vraposh stërvit zemrën dhe shkarkon tensionin. Aktiviteti fizik, i bashkuar me përfitimet e diellit stimulon prodhimin e endorfinës dhe e ndihmon trupin të dobësohet.

Detoksikimi – Shfrytëzo ditët e nxehta të verës për të mbledhur gjethe e lule që mund t i përdorësh për çaja të ndryshëm. Kujdes duhet t’i njihni bimët që do të përdorni në mënyrë të saktë.

Gatuaj më shumë – Sa herë u ndodh të hani gjënë e parë që ju qëllon? Shpesh sakrifikojmë kohën për të gatuar, por t’i dedikosh mjaftueshëm kujdes ushqimit të jep një ndihmë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien mendore.

Lëviz ECO- Të ecësh në këmbë ose me biçikletë është ekologjike, të bën të kursesh benzinë. Ecni të paktën 30 minuta në ditë.

Zakone të mira dhe të këqija– Ke gjithmonë një karamele në çantë? Mos i bli më. Të humbasësh zakonet e këqija është e thjeshtë. Për të evituar nxehtësinë pasdite mbaj në çantë një banane, e pasur me kalicum. Gjatë vakteve pini ujë, pasi favorizon pastrimin e trupit.

Shfrytëzo internetin- Në internet ka shumë propozime si mund të stërviteni në kushtet e shtëpisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button