Zaev deri te nxënësit dhe mësuesit: Ndryshimet do t’i presim këtë vit shkollor

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot nëpërmjet video – inçizimit iu ka drejtuar, prindërve dhe mësuesve me apel që t’i përkrahin fëmijët në procesin e arsimimit të tyre, sepse siç shprehet ai, ata janë e ardhmja e shtetit, njofton Portalb.

“Nesër fillon viti shkollor. Bëhuni të përkushtuar, hulumtoni, mësoni, shoqërohuni. I duheni Maqedonisë. Ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë”, shprehet Zaev.

Ai ka premtuar sistem në të cilin dija, shëndeti dhe shkathtësitë e fëmijëve do të jenë në vendin e parë. Ai u ka premtuar edhe mësuesve rrogë dinjitoze dhe kushte më të mira për punë.

“Ju siguroj se ka ardhur koha që të mos ketë frikë dhe kontrolle nëpërmjet testimit të keq ekstern. Ka ardhur koha e kreativitetit dhe lirisë së shprehjes. Ndryshimet bashkë do t’i presim, edhe atë që nga ky vit shkollor! Me sukses!”, ka porositur Zaev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button