Dilema rreth “piranjës” në Dojran

Biologët në vend me mendime të ndara nëse peshku për të cilin pohohet se ka kafshuar notues në Liqenin e Dojranit është piranjë apo specie e parkut të Amazonit, njofton Alsat M.

Sipas Entit për peshkatari pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, bëhet fjalë për të ashtuquajturën piranja e kuqe. Por, nga Enti hidrobiologjik në Ohër theksojnë se ka mundësi që specia të jetë nga paku i Amazonit, që është i afërt me llojin e piranjëve.

Megjithatë, është e qartë se bëhet fjalë për peshk që dikush e ka hedhur në Liqenin e Dojranit. Nga Enti i peshkatarisë njoftojnë se ekzemplarët e peshkut janë dërguar për analiza plotësuese në Peru dhe Brazil.

Piranja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button