Ja cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë, ku gjendet shteti jonë?

Aplikimi për vizë ruse është aq proces i ndërlikuar sa që nga frustracioni mund të hiqni dorë. Për të aplikuar duhet të plotësoni një listë të detajeve që nuk kanë fund, si psh: të shënoni listën e shteteve të cilat i keni vizituar në 10 vitet e fundit me data të sakta, detaje për punëdhënësit dhe menaxherët më të fundit, historia e arsimit tuaj, numrat e sigurimit…
Më pas, duhet të bashkëngjitni ftesën për vizitën dhe nëse e gjithë kjo nuk mjafton do duhet të ju marrin shenjat e gishtave dhe të prisni një muaj për përgjigje, ndërsa në ndërkohë ju vëreni se keni shpenzuar qindra dollarë. E gjithë kjo sepse ju duhet të vizitoni St Petersburg-un vetëm një natë, njofton Portalb.mk.

Sipas Indeksit për kufizim të vizave të Henley & Partners, shtetasit e Gjermanisë mund të vizitojnë 175 shtete pa viza prandaj dhe pasaporta gjermane është me e fuqishmja në botë.

Në vendin e dytë është Suedia, më pas Finlanda, Franca…

UntitledNë anën tjetër të listës, pra në fund, janë disa nga vendet më të trazuara të botës, duke përfshirë Afganistanin, Sirinë dhe Somalinë të cilat nuk mund të vizitojnë shumë shtete pa viza.

lista e shteteve1Sipas raportit të Henley & Partners, Maqedonia gjendet në vendin e 45 në botë sipas fuqisë së pasaportës dhe me të njëjtën shtetasit e Maqedonisë mund të vizitojnë 111 shtete pa viza.

Në krahasim me shtetet Ballkanike radhitja e shteteve sipas Indeksit është si vijon:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button