LSDM: Tani nuk ka pengesa për kompletimin e trupit ad – hok

“E përshëndesim tërheqjen e Daut Dautit nga kandidatura për anëtarë të pestë të trupit ad – hok për mbikëqyrje të mediave gjatë kohës së zgjedhjeve. Me këtë nuk ekziston pengesë tjetër që katër anëtarët ta zgjedhin anëtarin e vetëm të ngelur dhe ta kompletojnë përbërjen e trupit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.

U bëjmë thirrje që të zgjidhet sa më shpejtë, anëtari i pestë – shqiptar, që ky trup të fillojë me punën e paraparë sipas ligjit.

Përndryshe, Dauti, është tërhequr nga gara për këtë vend, sipas tij, për shkak që të mos jetë pengesë e procesit politik. Dorëheqjen e tij e ka deklaruar edhe në një letër të cilën e ka dërguar deri te Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA). /Portalb

LEXO: 

Dauti tërhiqet nga gara për anëtar të pestë të trupit ad – hok për mbikëqyrje të mediave

Ja profilet e disa prej shqiptarëve kandidatë më serioz për Komisionin ad hoc (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button