Ja kush është kandidatja e LSDM-së për kryeredaktore të RTVM-së

Santa Argirova, do të jetë propozimi i LSDM-së për kryeredaktore të RTVM-së, e cila në periudhën parazgjedhore do të jetë përgjegjës për programin informativ, mësohet nga burimet brendapartiake të mediave maqedonase, transmeton Portalb.

Përndryshe, më 2 shtator, skadojnë të gjitha afatet për plotësimin e kushteve të parapara me “Marrëveshjen e Përzhinës 2”, që u arrit më 20 korrik të këtij viti, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, ndërkaq sipas marrëveshjes, nesër do të duhet të mbahet takimi i liderëve, të partive nënshkruese të marrëveshjes.

Në këtë takim, Zaev, do të duhet ta tregojë emrin e kryeredaktorit/es, i/e cili në periudhën parazgjedhore do të jetë përgjegjës për programin informativ të RTVM-së. Nga partia opozitare, LSDM, thonë se kandidati tanimë është zgjedhur.

Deri më tani, është shkelur afati për kompletimin e trupi ad – hok për media, në të cilin mungon anëtari i pestë – shqiptar. Anëtarët e këtij trupi të propozuar nga VMRO – DPMNE dhe LSDM-së, deri më 24 gusht e patën afatin përfundimtar për ta zgjedhur anëtarin e pestë, por tanimë disa ditë nuk mund të merren vesh, andaj edhe sot është caktuar seancë për të diskutuar rreth kësaj çështje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button