Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska në PSP

Rreth orës 12, në Prokurorinë Speciale, ka ardhur ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska – Milevska, njofton Portalb.

Zyrtarisht, nuk dihet se për cilin rast do të jep dëshmi në PSP, megjithatë, spekulohet se bëhet fjalë për lëndën “Shkupi 2014”. Për këtë rast, më parë ka dhënë dëshmi në PSP, edhe kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ndërkaq ka qenë gjithashtu edhe ish ministri i Kulturës, Arifhikmet Xhemaili.

Nuk dihet se Mileska a është ftuar si dëshmitare apo si e akuzuar. Më parë, nga ndërtesa e PSP-së, ka dalë edhe biznesmeni Orce Kamçev, i cili me shpejtësi ka ikur nga gazetarët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button