Vrasje te parku i qytetit në Prishtinë
Një vrasje ka ndodhur para pak minutash tek parku i qytetit në Prishtinë
Gazeta Fjala mëson se një qytetar i ri në moshë ka shtënë me armë në drejtim të një qytetari tjetër derisa ai po kalonte me skuter. Policia ende nuk ka konfirmuar asgjë
I sulmuari nuk dihet nëse i ka mbijetuar sulmit, ndërsa është dërguar në spital me një taksi.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes.
Sulmuesi ka ikur, derisa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.