Maqedoni, a do të ketë takim liderësh të mërkurën?
Partitë politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës nuk kanë përmbushur gjitha afatet e parapara me marrëveshjen që arritën më 20 korrik, para mbajtjes së takimit të liderëve në të cilën duhet të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Marrëveshja është ngatërruar në formimin e trupit ad- hok për rregullimin e mediave në periudhën parazgjedhore, kompletimi i së cilës duhej të përfundonte para tre ditësh, apo 24 gusht.
Mbetet:
-
19 gusht/24 gusht (afat i skaduar) – Formimi i trupit ad- hok për media;
- 31 gusht – Afat i fundit për takim liderësh;
• 2 shtator – Opozita emëron kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës në RTVM (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor); - 2 shtator – Suspendimi i ndryshimeve të Ligjit të MPB-së lidhur me kompetencat e ministrit (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor).
E plotësuar:
- 23 korrik – Deputetët votuan ndryshimet e Kodit zgjedhor;
- 25 korrik – KSHZ publikoi listën me 39.502 votues kontestues;
• 28 korrik – Deputetët votuan ndryshimet e ligjit për punë të brendshme, ligjin për audio dhe shërbime audiovizuale, shërbimet për procedim penal dhe ligjin e qeverisë. - 18 gusht – Përfundoi paraqitja e votuesve kontestues në KSHZ.