Forcat qeveritare libiane filluan ofensivë për çlirimin e Sirt nga SHI-ja

Forcat e armatosura të Qeverisë së bashkimit kombëtar të Libisë dje kanë marrë ofensivë kundër pozitave të Shtetit Islamik në qytetin Sirt.

“Forcat kanë hyrë në dy lagjet e fundit të Sirt, të cilat kanë mbetur nën kontroll të SHI-së. Filloi beteja e fundit për Sirt”, deklaroi Reda Isa, zëdhënës i forcave të armatosura.

Rreth 1.000 ushtarë marrin pjesë në fazën e fundit të operacionit. Xhihadistë tentuan t’i sulmojnë forcat qeveritare me auto-bombë, por u penguan nga një tank.

Sipas dëshmitarëve okularë, disa tanke dhe automjete të tjera ushtarake po lëvizin drejt lagjes veriore të Sirt, i cili është nën kontroll të SHI-së.

Sirt është në 450 kilometra në lindje të Tripolit. Sirt është qyteti më i madh në Libi i cili është nën kontrollin e SHI-së. Qyteti u ndërmor vitin e kaluar, ndërsa forcat libiane qeveritare më 12 maj filluan operacion për çlirim, ndërsa në qytet kanë hyrë më 9 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button