Votuesit e dyshimtë, 15 ditë afatë për të konfirmuar të drejtën e tyre të votës

Gjatë inspektimit publik, për 30 mijë votuesit e lënë jashtë listës së zgjedhësve do të vlejnë rregullat e njëjta si për të gjithë qytetarët tjerë, transmeton Alsat-M.

Nga KSHZ-ja akoma nuk kanë vendosur nëse paraqitja elektronike përmes ueb aplikacionit do të mbetet si opsion por ata do të trajtohen njëjtë si çdo qytetarë tjetër që dëshiron të përditësoj të dhënat në listë.

“Do të vlejnë rregullat e përgjithshme që vlejnë për të gjithë qytetarët gjatë kohës së inspektimit publik. D.m.th. përpos mënyrës elektronike të verifikimit që e bën çdo qytetarë nëse ka interes t’i shikojë të dhënat e tij në listë, këto persona do të duhet të paraqiten në njësinë rajonale kompetente sipas adresës së banimit të personit konkret dhe duke plotësuar formularët adekuat dhe duke parashtruar dokumentin e vlefshëm të identifikimit ose pasaportën, të kërkojnë që të regjistrohen në listën zgjedhore”, tha Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button