Siri, në sulmin rus me raketa thërrmuese vriten 3 dhe plagosen 8 civilë

Të paktën tre civilë humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin e ri të forcave ajrore ruse në disa vendbanime në provincën veriore të Sirisë, Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesit e Mbrojtjes Civile për AA thanë se avionët rusë edhe sot kanë kryer sulme të rënda ndaj periferisë së banuar të Idlibit të cilin e kontrollojnë forcat e opozitës siriane.

Burimi i njëjtë bënë të ditur se forcat ajrore ruse sulmet i kanë kryer me raketa të ndaluara thërrmuese dhe se me atë rast janë vrarë tre ndërsa tetë civilë janë plagosur.

Si një aleat i fuqishëm i presidentit sirian Bashar al-Assad, Rusia në shtator vitin e kaluar nisi intervenimin ajror kundër oponentëve të Assadit.

Sipas të dhënave të Observatorit me qendër në Londër për të Drejtat e Njeriut në Siri, sulmet ajrore ruse në Siri kanë vrarë deri tani të paktën 2.704 civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button