Kryqi i Kuq i Maqedonisë ndihmon të pësuarit nga tërmeti në Itali

Kryqi i Kuq i Maqedonisë i ka ofruar ndihmë popullatës së pësuar në Italinë Qendrore

Nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë sot kanë realizuar kontakt me Kryqin e Kuq italian dhe në emër të vullnetarëve dhe të punësuarve është shprehur keqardhje me familjet të cilët i humbën të afërmit e tyre në tërmetin katastrofal i cili e goditi Italinë Qendrore.

Ashtu siç është cituar në kumtesën e Kryqit të Kuq të RM-së është ofruar ndihmë për ballafaqim më efikas me pasojat e tërmetit në pjesën e ballafaqimit të aksioneve të shpëtimit.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë në periudhën në vijim, ashtu siç shtohet në kumtesë, është i gatshëm të ofrojë ndihmë humanitare me mjete në para në Fondin e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të destinuara për ndihmë dhe përkrahje ndaj popullatës së pësuar në Italinë Qendrore.

“Të gjithë qytetarët e interesuar dhe subjektet juridike mund të kyçen në këtë aktivitet me pagesë të mjeteve në para në Fondin e solidaritetit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë në llogarinë e Fondit të solidaritetit 300000001327966 DB 4030984271620 – Banka komerciale SHA Shkup, me etiketën: Donacion për të pësuarit nga tërmeti në Itali, duke filluar prej sot deri më 9 shtator të këtij viti. Gjithashtu. çdo qytetar i interesuar duke filluar nga 30 gushti deri më 9 shtator të këtij viti mundet me thirrje në numrat e telefonit: 075/070/077 143 400 të dhurojë 100 denarë”, informojnë nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button