Turqi, 8 të vdekur në një aksident rrugor

Në një aksident rrugor i cili ka ndodhur në provincën Hatay të Turqisë, në afërsi të Sirisë, tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 18 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoferi i minibusit humbi kontrollin mbi automjetin në vendin Senkoy dhe më pas automjeti u përmbys.

Në vendin e ngjarjes arritën ekipet zjarrfikëse dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.

Në mesin e personave që humbën jetën ka edhe fëmijë. Pjesëtarët e forcave të sigurisë po hetojnë për shkakun e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button