Ja si u përhapën ‘dallgët’ e tërmetit në Itali (Video)

Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka përfunduar realizimin e grafikës që tregon me detaje sesi u përhapën ‘dallgët’ e tërmetit që shkaktoi 247 viktima në rajonet qendrore të vendit.

Në grafikën e bërë publike nga ky institut, ilustrohen më qartë valët e lëkundjeve të njëpasnjëshme, që pikënisjen e kanë në Rieti e më pas u përhapën edhe në rajone të tjera.

Ndërkohë, autoritetet janë në betejë me kohën në gjetjen e ndonjë të mbijetuari në rrënojat e lënë pas nga tërmeti shkatërrimtar.

Mes viktimave është konfirmuar edhe një shtetas shqiptar, ndërsa disa të tjerë po marrin mjekime në spital, jashtë rrezikut për jetën, transmeton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button