Shëngjini alarmohet nga zjarri
Gjatë natës së mbrëmshme, një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në malin e Shëngjinit, duke rrezikuar dhjetëra banesa.
Në përkeqësimin e situatës kanë ndikuar erërat e rënda, duke bërë që zjarri të zhvendoset nga malet në afërsi të banesave.
Shumë nga banorët janë larguar nga vendbanimet e tyre, ndërsa zjarrfikës të shumta kanë ndihmuar në lokalizimin e zjarrit.
Ndonëse zjarri po vazhdon ende, situata është nën kontroll, transmeton Koha.net