Tërmetet në Itali, Obama telefonon homologun italian: SHBA e gatshme t’ju ofrojë ndihmë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka zhvilluar sot një telefonatë me homologun e tij italian Sergio Matarrela ku e ka ngushëlluar atë për ngjarjen e rëndë ku 73 persona humbën jetën pas tërmetit që përfshihu tre qytete në Itali. Obama i ofroi mbështetje Italisë, ndërsa shtoi se “Jemi gati të sigurojmë ndihma”.

Lëkundja e parë, me magnitudë 6 e shkallës Rihter, ndodhi rreth orës 03:36 me epiqendër 2 km larg Açumoli (Rieti), në Italinë qendrore. Pas lëkundjes së parë, janë ndjerë edhe dy të tjera, me mangitudë 5,1 dhe 5.4, me epiqendër 5 km larg Norcia-s, duke shkaktuar kështu 73 të vdekur, qindra të tjerë të plagosur. Sakaq, 150 persona rezultojnë ende të zhdukur nën rrënoja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button