Komisioni per mediat, bisedimet vazhdojnë nesër

Komisioni i përkohshëm për ndjekje të prezantimit medial nuk ka arritur konsensus për zgjedhjen e anëtarit të pestë.

Portalb mëson se bisedimet do të vazhdojnë nesër kurse për tejkalimin e situatës janë angazhuar edhe diplomatë të huaj në vend.

Katër anëtarët e komisionit ad hoc kanë zhvilluar gjatë tërë ditës së sotme negociata rreth anëtarit të pestë që duhet të jetë shqiptarë. Si kandidatë më serioz përmenden profesori Sefer Tahiri dhe opinionisti Daut Dauti. Megjithatë, nga burime brenda takimit mësojmë se janë hapur edhe kandidaturat tjera, ndërsa seriozisht është shqyrtuar edhe kandidatura e gazetarit Fatos Rushiti nga e përditshmja Koha.

Rushiti, njihet si profesionist në fushën e gazetarisë, ndërsa ka punuar edhe si asistent në fakultetet e disperzuara të UT-së në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button