Për qëndrimin kundër Kosovës, Nikoliq falënderon Kazakistanin

Presidenti serb Tomislav Nikoliq gjatë takimit që ka pasur sot me homologun e tij nga Kazakistani, Nursultan Nazarbajev e ka falënderuar këtë të fundit për qëndrimin e vendit të tij kundër Kosovës.

Kreu i shtetit serb poashtu e ka falënderuar atë për votimin kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.

Nikoliq me këtë rast ka theksuar se Kazakistani në këtë mënyrë ka demonstruar përkushtimin ndaj vlerave demokratike dhe parimeve, të cilat si tha ai “ia bën të mundur Serbisë që ta mbrojë trashëgiminë e vet kulturore në Kosovë”, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button