Një seri tërmetesh në Itali, 13 viktima (FOTO+VIDEO)

Tre lëkundje shumë të forta sizmike gjatë natës kanë gjunjëzuar qendrën e Italisë. E para me magnitudë 6 ndodhi në orën 03:36, me epiqendër 2 km larg Rietit. Deri tani bilanci është 13 viktima. Por bilanci mund të rëndohet pasi ka ende njerëz nën rrënoja.

Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli, pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.

Kryebashkiaku i Amatrice, Stefano Petrucci, tha këtë mëngjes se qyteti i tij “nuk është më”. / Top Channel

ter1ter2ter3ter4ter5ter6

14103020_1076801679024501_6220028254220301742_o

14125770_1076800512357951_1380716235147658587_o

14067914_1076800312357971_8055258387662903457_o

14047179_1076800385691297_2870684431389875778_o

14067829_1076800159024653_724604360172626168_o

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button