KSHZ miratoi raportin për votuesit e dyshimtë

Komisioni Shtetëror zgjedhor shqyrtoi dhe miratoi raportin me numrin e personave të cilët kanë verifikuar të drejtën e tyre të votës. Deri te KShZ në afatin për paraqitje kanë arritur 8.922 denoncime, prej të cilave 8.901 janë pranuar. Gjithsej 3.620 denoncime janë dorëzuar personalisht në KShZ dhe 5302 janë dorëzuar përmes aplikimit elektronik, njofton RTVM2.

Tre ose më shumë anëtarë të KShZ-së në afat prej 10 ditëve pas aplikimit mund të kërkojë verifikimin shtesë të ndonjë personi.

“Deri te KShZ denoncime kanë dorëzuar gjithsej 8. 922 persona, prej tyre 8.901 janë pranuar, ndërsa 21 denoncime janë refuzuar për këto arsye: një denoncim është refuzuar sepse dokumenti ishte i palexueshëm, 9 si pasojë e mospërputhjes së dokumentit, 9 denoncime me dokument jovalid personal dhe dy paraqitje me dokument personal të pakompletuar”,- tha kryetari i KShZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

Qytetarët, të cilët nuk janë paraqitur në afatin ligjor prej 25 ditëve, nuk do të regjistrohen në Listën zgjedhore, por do të kenë mundësi që ta bëjnë atë gjatë verifikimit publik të listës para zgjedhjeve parlamentare, thonë anëtarët shqiptarë të KShZ-së.

“Këto 3447 qytetarë do të kenë të drejtën që gjatë verifikimit publik të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të paraqiten, dhe ne si KShZ do ta mendojmë mënyrën dhe procedurën se si më së lehti të paraqiten për të shfrytëzuar të drejtën e tyre”,- theksoi anëtari i KShZ-së nga BDI, Subhi Jakupi.

“Këto janë rezultatet dhe normal që si anëtar i KShZ-së duhet të qëndroj pas kësaj dhe të miratojmë raportin, me çka dhe jepet porosi deri te partitë politike që më 31 gusht të vlerësojnë se KShZ e ka mbaruar punën e vetë dhe atë që kërkonin ata ne e bëmë”,- deklaroi anëtari i KShZ-së nga PDSh, Bedredin Ibrahimi.

Në afat prej 10 ditëve pas aplikimit, tre ose më shumë anëtarë të KShZ-së mund të kërkojë verifikimin shtesë të ndonjë personi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button