Nikoliq: S’e lejojmë Kosovën të anëtarësohet në OKB

Kosova nuk do të bëhet shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, përderisa Serbia është mike me shtetet e Këshillit të Sigurimit, ka thënë Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq.

“Shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, kanë në presion të madh për ta njohur pavarësinë e saj”, ka thënë Nikoliq për reporterët, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
“Kemi marrë një vendim, që të mos e bllokojmë Kosovën në integrimin rajonal. Kjo është ajo që e kemi nënshkruar në Bruksel, por jo më shumë se aq”, ka thënë Nikoliq, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë të luftojë me të drejtë kundër integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Kjo është e qartë për të gjithë, ia kam thënë edhe zëvendëspresidentit Biden”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button