Vandalizohet me grafite serbe mbishkrimi i Ambasadës së Kosovës në Paris, reagon MJP

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dënon sulmin vandal ndaj simboleve të Ambasadës së Kosovës në Paris nga njerëz, që janë kundër shtetit të Kosovës, pavarësisë dhe të arriturave të saj.

“Sot para dite, stafi i Ambasadës e Kosovës në Paris e ka gjetur të dëmtuar pllaka në hyrje të ndërtesës ku ndodhet Ambasada, e cila është vandalizuar me simbole nacionaliste serbe të kohës së Millosheviqit dhe ekstremistëve e nacionalistëve serbë. Ministria e dënon këtë akt barbar që është jashtë çfarëdo standardi dhe rregulli diplomatik dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të sigurisë në Francë t’i gjej fajtorët të cilët duhet të marrin dënimin e merituar”, thuhet në një njoftim për media.

Ky nuk është rasti i vetëm që Ambasada e Kosovës në Paris ka qenë cak i vandalistëve të cilët propagandojnë dhe përpiqen të ndjellin frikë tek trupi diplomatik i Kosovës në këtë shtet.

MPJ zotohet se i gjithë shërbimi diplomatik nëpër botë do të vazhdojë ta kryej punën e tij në mënyrë profesionale dhe në shërbim të interesave të qytetarëve të saj, pavarësisht kërcënimeve e shantazheve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button