Rriten çmimet e derivatës së naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka shpalosur sot çmimet e reja dhe duke filluar nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me çmime më të larta.

Për benzinën dhe për naftën çmimi rritet me nga dy denarë për litër. Kështu, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmimin e ri prej 61,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet me çmimin e ri prej 63,5 denarë për litër, Eurodizel do të shitet me çmimin e ri prej 48 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë do të shitet me çmim të njëjtë, pra 36,5 denarë për litër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button