Pohim i pakushtëzuar – argumente zero

[Recension: Sorosi është futur nëpër fakultete – Listë e re e mercenarëve në Serbi]

Është mirë që kur dikush e kryen punën tuaj, ta falënderoni, ta përmendni në ndonjë mënyrë, t’i shprehni mirënjohje. Ky është një veprim shumë i rëndësishëm, profesional dhe korrekt në gazetari, për shkak se burimet në këtë profesion janë më të rëndësishme.

Sa i përket kësaj përmbajtjeje mediatike, mundemi vetëm të supozojmë se ky tekst, që kush e di se ku është publikuar, është një nga seria e teksteve që krijohen në bazë të, gjoja, depërtimit në komunikimin me e-email të fondacioneve të miliarderit dhe filantropit, Xhorxh Soro. Themi “gjoja” për shkak se, tani për tani, askush nuk ka konfirmuar se përmbajtjet nga komunikimi janë autentike.

Për shkak se, të jemi të sinqertë deri në fund në profesion, madje edhe kur bëhet fjalë për spekulime, informata që nuk janë verifikuar dhe vërtetuar deri në fund, gazetarët nuk është e thënë të përmbahen dhe të mos shkruajnë për informatat e fituara. Mirëpo, atë që duhet ta bëjnë, është ta shkruajnë, ta potencojnë, të jetë e regjistruar se bëhet fjalë për informata të fituara në mënyrë të tillë.

08192016-Republika-Soros-SrLinku deri te artikulli origjinal: Сорос вгнезден на факултетите – Нов список на платеници во Србија

Data dhe koha e publikimit: 18.08.2016, 17:44

Data e recensionit: 19.08.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

BURIMI I PATHEKSUAR

I tillë është edhe rasti i informacionit që e recensojmë këtu, e që e bëjmë në bazë të propozimit të një lexuesi të “Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie”.

Verifikimi tregon se për këto informata nuk është theksuar burimi. Prej ku janë marrë? Nuk ka as link, në qoftë se teksti është marrë nga ndonjë portal tjetër, supozojmë nga Serbia, në bazë të të cilit do të marrim informatë se ai nuk është “lindur” si fiksion në kokat e autorëve të tij. Theksimi i burimit i mbron gazetarët nga një supozim i tillë.

Për shkak se kur nuk kemi një informatë të tillë, lexuesi i kujdeshëm dhe recensuesi mund të pyesin: A janë të vërteta”faktet” e përmendura në tekst? Pse nuk janë kryqëzuar me palën tjetër që të marrim konfirmim? Sikur të kryqëzoheshin, a do të kishin natyrë të njëjtë siç kanë edhe tani kur publikohen në mënyrë të njëanshme? Për shkak se mund të dëshmohet se nuk ka asgjë kontestuese në mbështetjen e institucioneve dhe të individëve që kanë marrë mbështetje financiare nga fondacioni i Sorosit.

Mirëpo, një fjalë e tradhëton paramendimin dhe qëllimin e kësaj përmbajtjeje – fjala “mercenarë”. Kjo fjalë gjendet në titull dhe është vendosur në mënyrë kategorike – si koment dhe pohim i pakushtëzuar.

Për një gjë të tillë në këtë tekst nuk ka argumente të mjaftueshme. Mungesa e argumenteve të tilla e bën atë politikisht të anshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button