Maqedoni, sot mbahen seanca të tre Komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për transport, lidhje dhe ekologji, për financim dhe buxhet dhe për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji dhe të diskutojë për Propozim­ligjin për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike në lexim të parë.

Në rend të ditës të Komisionit për financim dhe buxhet janë Propozim­ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për borxh publik në lexim të parë i propozuar nga deputeti Pavle Trajanov, raportet vjetore për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit në vitin 2015 dhe për gjendjen dhe lëvizjet e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 dhe raportet e financuara të Agjencisë për supervizion të sigurimit në vitin 2015. Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në seancë do ta shqyrtojë Propozimligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Avokatin e Popullit në lexim të parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button