Alarm për sëmundjen e malaries në Greqi

Njoftohet se disa rajone janë marrë nën kontroll për shkak të rasteve të shumta të malaries që janë konstatuar përsëri pas rishfaqjes së sëmundjes në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se me vendimin e përbashkët të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Ngjitëse (KEELPNO) dhe të Qendrës Kombëtare të Gjakut (EKEA) të Greqisë janë ndaluar për 6 muaj veprimet e marrjes dhe dhënies së gjakut në spitalet e 12 bashkive.

Organizatat shëndetësore greke kanë theksuar se është e rrezikshme dhënia e gjakut nga personat të cilët kanë vizituar këto zona apo të cilët kanë qëndruar të paktën një natë në këto vende.

Bashkitë të cilat kanë ndaluar dhënien e gjakut për 6 muaj janë: “Bashkia Marathonos në rajonin Attiki ku përfshihet edhe kryeqyteti Athinë, bashkitë Langada dhe Pylea në Selanik, bashkitë Trikkeon dhe Farkadonas në Trikala, bashkia Palama në Kardica, bashkia Evrota në Lakonia, bashkia Halkideon në Ejvia, bashkia Thiva në Viotia, bashkia Tempon në Larisa, bashkia Ahaia Perëndimore në rajonin Ahaia dhe bashkia Andravida në rajonin Ilias në gadishullin Mora.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button