Dibranët kërkojnë investime nga bashkëqytetarët që jetojnë në SHBA

Dibranët kanë filluar ta ndjenë boshatisjen e qytetit nga mërgimtarët. Më se 2000 mërgimtarë dibran nga viset e ndryshme të botës, kaluan pushimet e fund vitit në qytetin e tyre, duke i dhënë një gjallëri vendlindjes së tyre. Më largimin e  tyre gjithçka ka rënë. Këtë më së shumti e ndjenë ekonomitë e vogla familjare që për pak kohë sa ishin mërgimtarët filluan ta gjallërojnë veprimtarinë e tyre.

“Në SHBA,  jeton  një Dibër tjetër,  por  për fat të keq nuk u kujtuan pak për një investim të vogël në Dibër. Të hapin ndonjë fabrikë sado ku do të punësojnë njerëz, të zbukurojnë plazhin e liqenit, të mundësojnë një infrastrukturë më të mirë për qytetin e tyre. Përderisa  munden të blejnë atje ndërtesa dhe të hapin piceri, me siguri këtë mund ta bëjnë edhe në vendin e tyre. Jo të falin diçka, por të hapin shtigje të reja për punësime të të rinjve dibran”, vlerëson Anifet P.  nga Dibra.

“Dëshiroj  të përmend këtu biznesmenët dibran që jetojnë në SHBA dhe të cilët kanë bërë investime edhe në Dibër, si Kreshnik Cami, Turhan Rusi dhe Ibrahim Kolari, të cilët e gjallëruan, sado pak ekonominë e Dibrës, duke bërë edhe disa punësime në bizneset e tyre, kjo është meritë e madhe për këta bashkatdhetarë tanë”, thekson Fatmir K nga Dibra.

Lajme të ngjashme

Back to top button