Rregullore e re për taksistët në New York, synohet përkrahja e refugjatëve

Njoftohet se është hequr detyrimi për njohjen e gjuhës angleze për drejtuesit e taksive në qytetin New York të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rregulloren e re e cila është miratuar nga Këshilli i Qytetit të New Yorkut dhe e cila ka hyrë në fuqi me nënshkrimin e kryetarit të bashkisë, Bill de Blasio, njoftohet se kanë nisur provimet për licenca të taksive edhe në gjuhë të tjera.

Rregullorja e re ku hiqet detyrimi për njohjen e gjuhës angleze nga drejtuesit e taksive, parashikon që të lehtësojë punën e refugjatëve në qytetin ku ndodhen 13.400 taksi, dhe që të bëhen drejtues taksie.

Sipas Komisionit të Taksive dhe të Limuzinave në vend ndodhen drejtues të taksive nga 167 vende, ndërsa mësohet se norma e drejtuesve taksistë që lindin në SHBA është 4 për qind.

Edhe vitin e kaluar provimi me 80 pyetje për kandidatët për të marrë licencën e taksisë në qytet u ul në 10 pyetje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button