Kinë, zyrtari provincial dënohet me 12 vite për korrupsion

Një ish-zyrtar i provincës qendrore Hunan të Kinës është dënuar me 12 vjet për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës, pasi u gjet se ka pranuar ryshfet prej më shumë se 555 mijë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi të dielën se Ma Yong, ish-sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të komitetit krahinor të Kinës, i është konfiskuar edhe pasuria e tij personale prej 1 milion juan (150 mijë dollarë), pas seancës dëgjimore në gjykatë.

Ai është akuzuar për “shkaktimin e humbjes të madhe ndaj vendit”, duke aranzhuar kthimin e pronave të zhvilluara të tokave, prej së cilës kishte realizuar profit të paligjshëm prej 5.8 milionë juan.

Gjykata tha gjithashtu se Ma kishte kërkuar uljen e dënimeve nga trupi gjykues për të pandehurit në rastet e vrasjeve në vitin 2012 dhe 2013, nga të cilët kishte marrë 100 mijë juan dhe një shufre ari prej 100 gramësh, me vlerë prej 33 mijë juan, nga familjet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button