Ejupi vazhdon të shënojë për Osijekun, e fitoi Bellupon

Ka vazhduar shkëlqimi i futbollistit shkupjan, Muzafer Ejupi te ekipi i Osijekut, duke arsyetuar investimin që ka bërë kryesia e këtij klubi kroat dhe besimin që i kanë dhënë në klub duke qenë ylli kryesor i skuadrës.

Ejupi ka shënuar sonte dy gola për Osijekun në ndeshjen që luajti si mysafire te ish-skuadra e tij Sllaven Bellupo. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2:3, ndërsa Ejupi shënoi fillimisht golin e barazimit në 1:1, ndërsa më pas edhe golin e fitores 2:3.

Kjo një herit ishte dhe fitorja e parë e Osijekut në Bellupo pas plot 9 viteve, ndërsa në këtë sezon Osijeku mban pozitën e tretë me 13 pikë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button