Gjermani, ligj kundër ferexhesë

Konservatorët e kancelares gjermane Angela Merkel kanë rënë dakord se grave myslymane në Gjermani duhet t’u ndalohet mbajtja e perçes në ambiente të mëdha publike.

Masën e bëri të ditur ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, i cili nënvizoi se ajo vjen në kuadër të riprojektimit të ligjeve anti-terror në vend.

“Ne e refuzuam çdo formë mbulimi, jo vetëm burkën apo forma të tjera të cilat tregojnë vetëm sytë. Ky është qëndrimi ynë i përbashkët. Mbulimi i fytyrës nuk i shkon për shtat një shoqërie të hapur. Të tregosh pjesët e fytyrës ka rëndësi ekzistenciale për ne që jetojmë bashkë në një komunitet. Është gjithashtu jetike për solidaritetin tonë, prandaj ju bëj thirrje të gjithëve që përdorin këtë veshje: tregoni fytyrën tuaj”, deklaroi De Maiziere.

Përveçse nëpër shkolla, gratë myslimane nuk do të lejohen të mbulojnë fytyrën edhe nëpër institucione shtetërore si gjykata apo ministri. Propozimet e kristian-demokratëve duhet të miratohen nga qeveria para se të zyrtarizohen si ligje.

Ndryshimet e reja të propozuara nga Angela Merkel vijnë në një moment kyç, kur partia e saj ka humbur shumë pikë përballë Alternativës së anti-emigrantëve në Gjermani. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button