Abazhuri në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir qëndron në tokë duke pritur instruksione

Policia ka filluar hetime ndërsa nga Enti dhe muzeu i Manastirit presin udhëzime nga Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore se çfarë të bëhet me pjesët e mbetura të abazhurit të kristaltë që thuajse gjashtë dekada zbukuronte Shtëpinë e Oficerëve në Manastir.

Pjesët e mbetur nga abazhuri i demoluar edhe më tej qëndrojnë në dyshemenë e sallës. Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe priten rezultatet e hetimit.

“Po punohet në mënyrë të pa ndalë, konfirmoi zëdhënësja e SPB Manastir, Sanja Stamatova.

Drejtori i Entit dhe muzeut Manastir, Zoran Altinparmakov thotë se pas ekspertizës së inspektorëve të policisë edhe më tej mbetjet e abazhurit qëndrojnë në dysheme si dëshmi.

“Të hënën është bërë ekspertizë nga policia dhe ekipet profesionale. Nuk ka arsye pse pjesët e abazhurit të vendosen në depo, ato janë dëshmi dhe qëndrojnë aty” thotë Altinparmakov.

Sipas tij, ekspertët nga Drejtoria e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore duhet të japin udhëzime se çfarë duhet të bëhet me abazhurin më tutje.

“Presim udhëzime nga Drejtoria. Abazhuri është aq i shkatërruar saqë nuk ka shpëtim. Kjo është njësoj sikur të digjni kishë deri në themel, çfarë mund të shpëtoni? shton Altinparkamov.

Numri një i Entit dhe muzeut Manastir hedh poshtë mundësinë që abazhuri ndoshta ka rënë vet. Thotë se Shtëpia e Oficerëve si konstruksion është në gjendje të mirë dhe s’mundet të prishet vet, por se është vepër e huliganëve që qëllimisht i kanë prerë kaishët  dhe mbajtëset e abazhurit.

“Sjellja e këtillë anarkiste duhet dënuar, ai apo ata që e kanë bërë dëmin duhet ta paguajnë, kjo është njësoj sikur shkatërrimi i fasadave në Shirok Sokak” thotë Altinparmakov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button