Listën me votues të kontestueshëm KSHZ do të mbajë seancë publike të martën

Sot kalon afati për paraqitjen e votuesve të kontestueshme në Listën zgjedhore dhe kjo do të shqyrtohet edhe në seancë publike të martën, thonë për “Meta” nga KSHZ. Nga Komisioni shtojnë se nuk do të ketë vazhdim të afatit, vetëm nëse Kuvendi nuk i voton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, transmeton Portalb.

“Ne nuk kemi kompetencë që ta vazhdojmë afatin për t’u paraqitur në “Listën e kontestueshme zgjedhore” dhe iniciativat për vazhdimin e afatit nuk na takojnë neve, por Kuvendit. Nëse Kuvendi voton ndryshime në afatin e fundit për paraqitje në Listën zgjedhore, ne do ta respektojmë atë, por duhet të bëhen ndryshime në Kodin zgjedhor”, thonë nga KSHZ.

Iniciativë për vazhdimin e afatit për paraqitjen e votuesve të kontestuar ka parashtruar Lëvizja Besa, por nga aty nuk kanë vërtetuar se a e kanë dorëzuar vetëm në KSHZ ose në Kuvend.

Përgjigje për këtë nuk ka as nga Kuvendi, por në ueb sajtin e Kuvendit nuk figuron se është caktuar seancë.

Valon Bela nga BDI dje ka parashtruar iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të KSHZ-së për vendimin për fshirjen e 40 mijë votuesve, transmeton Portalb.

“Mendojmë se nuk është në rregull të fshihen këto votues dhe për këtë arsye parashtruam iniciativë deri të Gjykata Kushtetuese”, tha Bela.

Nga KSHZ kumtuan se përfshirë ditën e sotme gjithsej 7.931 qytetarë, proces verbalet e të cilave në Listën zgjedhore pas kontrolleve të kryqëzuara dhe atyre në terren janë kontestues, janë paraqitur në Komision.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button