Zëvendësim i palogjikshëm i tezave: Оpozita edhe flen, edhe paradon – njëkohësisht

[Recension: Оliver Spasovski e ka kaluar në gjumë këtë javë – LSDM-ja përsëri bën paradë në zonat e krizës]

Në situatë kur lideri i VMRO-DMPNE-së, Nikolla Gruevski, aq qartazi e keqpërdor fatkeqësinë që i ka gjetur njerëzit në lagjet e goditura nga vërshimet dhe nga kjo bën fushatë hiperagresive mediatike, të cilat teksti që e recensojmë ia përshkruan opozitës. Gjë që është shumë jokorrekte, tendencioze dhe joprofesionale.

FireShot Screen Capture # 4170 - 'Оливер Спасовски ја преспал оваа недела – СДСМ повторно парадира во кризните подрачја I KuriLinku deri te artikulli origjinal: Оliver Spasovski e ka kaluar në gjumë këtë javë – LSDM-ja përsëri bën paradë në zonat e krizës

Data dhe koha e publikimit: 13.08.2016, 17:55

Data e recensionit: 15.08.2016

Recensues: Аleksandar Pisarev

AMORTIZUES TË TURPIT

Që të amortizohet turpi dhe përgjegjësia e kryetarit të partisë në pushtet, i cili deri në maksimum e ka politizuar fatkeqësinë që e ka gjetur Stajkovcin dhe fshatrat e tjera, për PR-in e tij dhe të partisë së tij janë zëvendësuar tezat, për promovim mediatik në kurriz të të pafatëve është akuzuar opozita.

Si shkak është shfrytëzuar deklarata e sekretarit gjeneral të LSDM-së, Oliver Spasovski. Me qëllim që ta diskreditojë Spasovskin, pjesët e intervistës së ti janë nxjerrë nga konteksti dhe janë komentuar me shumë të pavërteta, sarkazëm, ironi, përdorim të pezhorativëve… Qasja e këtillë shihet që në përzgjedhjen e titullit:

Оliver Spasovski e ka kaluar në gjumë këtë javë – LSDM-ja përsëri bën paradë në zonat e krizë. 

Deklarata nuk është transmetuar në mënyrë integrale, por është fshehur një pjesë e informatave, me çka është fituar produkt, i cili në aspekt përmbajtësor nuk është i qartë deri në fund. Artikulli ndërton kornizë negative për njërin nga funksionarët e opozitës, duke ua përshkruar atij fajin për fatkeqësinë që i gjeti këta qytetarë. Me këtë, te lexuesit duhet të krijohet fotografi negative për gjithë partinë dhe të demonizohen figurat e saja më të eksponuara.

LSDM-ja vazhdon me praktikën e paradimit në zonat e vërshuara të krizës me truqe të thjeshta për promovim duke u fotografuar brenda 15 minutave në shtëpitë e aktivistëve partiakë të LSDM-së dhe duke treguar solidaritet të rrejshëm, ndërsa sot sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski, paradimin e shkurtë e shfrytëzoi edhe për dhënien e këshillave se çka duhet bërë në rajonet e krizës edhe atë sikur ta ketë kaluar gjithë javën në gjumë…

DEZINTEGRIM I SHOQËRISË

Haptazi favorizohet pushteti nëpërmjet qasjes ambivalente me ç’rast njolloset opozita:

Pas një jave të tërë, kur në terren në rajonet e krizës ka më shumë se 300 mjete mekanike (buldozerë, skiperë, kamionë) të angazhuara nga institucionet shtetërore…, sot Oliver Spasovski apeloi të angazhohen mjete mekanike në zonat e krizës?!
Paraqitjet e këtilla të LSDM-së janë vazhdim i fushatës që e zhvillojnë mediet që janë nën kontroll të LSDM-së kundër institucionet…

Ky është një shembull tipik për rolin negativ që mund ta kenë mediet në dezintegrimin e shoqërisë, nëpërmjet raportimit tendencioz dhe joprofesional që nxit stereotipe, ndarje dhe jotolerancë, që është në kundërshtim me të gjitha kodet vendore dhe ndërkombëtare të gazetarëve.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button