Kur ringjallen të vdekurit dhe japin deklaratë!

[Recension: Profetësi e tmerrshme e plakut Ilarion – Do t’i shisni shpirtërat, ndërsa në botë do të sundojë LIGËSIA]

Artikulli është publikuar në një kategori krejtësisht joadekuate, gjegjësist në rubrikën “Bota” dhe në rubrikën “Rajoni”, ku publikohen informata aktuale nga skena botërore. Informata nuk është përpunuar si duhet, prandaj më tepër i ngjan publikimit në formë të blogut të teorisë së konspiracionit se sa fragmentit nga ndonjë revistë fetare dhe filozofike.

Страшно пророштво на старецот Иларион Ќе си ги продавате душите а во светот ќе завладее ЗЛО Reporter.mkLinku deri te artikulli origjinal: Profetësi e tmerrshme e plakut Ilarion – Do t’i shisni shpirtërat, ndërsa në botë do të sundojë LIGËSIA

Data dhe koha e publikimit: 13.08. 2016

Data e recensionit: 16. 08. 2016

Recensues: Dimitar Tanurov

PROGNOZA TË ZEZA

Plaku Ilarion bëri parashikim tmerrues për kohërat që vijnë, e për të cilat, siç thotë do të jenë jashtëzakonisht të vështira.

Kreu i lajmit është krejtësisht i paqartë, nuk theksohet se kush është plaku Ilarion, e sipas konstruksionit të fjalisë dhe formës kohore fitohet përshtypja se deklarata është dhënë tani edhe atë personalisht gazetarit.

Në pjesën e mbetur të tekstit transmetohet deklarata e personit, e cila, duke pasur parasysh periudhën kohore, i ngjan deklaratës së ndonjë mesihu të ri të vetëshpallur, i cili bën parashikime të errëta për njerëzimin.

Artikulli nuk i plotëson standardet e gazetarisë të cilat parashohin që në krye të lajmit të jepet përgjigje në pyetjet kryesore, çka, kush, kur, ku, pse dhe si. Pa dhënë përgjigje në këto pyetje, nuk mund të fitohet pasqyrë e plotë. Në rastin konkret, duke mos e sqaruar se kush është Ilarioni, kur dhe ku e ka thënë deklaratën e përmendur, si dhe duke përdorur kohë joadekuate në fjalitë krijohet një pasqyrë krejtësisht e gabuar. Në fakt bëhet fjalë për Plakun Ilarion Argatu (1913-2006), i cili konsiderohet si njëri nga priftërinjtë bashkëkohorë rumunë, i cili nëpërmjet predikimeve e parasheh gjendjen shpirtërore të kohës së sotme dhe pasojat e saj. Pikërisht ky fragment nga predikimet e tij është përkthyer nga greqishtja e vjetër dhe është publikuar në maj të këtij viti në ueb-faqen fetare “Аmvon“.

Mënyra e këtillë e informimit, duke i shpërfillur informatat e rëndësishme është karakteristike për spinimin ose për mbledhjen e klikimeve. Në këtë rast, është e qartë se duke i anashkaluar të dhënat tentohet të tërhiqet vëmendja e publikut lexues që ta likojë artikulli. Mënyra e këtillë e informimit mund të jetë kundërproduktive, veçanërisht për faktin se te lexuesit krijon një ndjenjë të mashtrimit dhe të mosbesimit te media.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button