Podujevë: Kapen duke prerë dru, arrestohen 4 persona

Dje në Majac të Podujevës katër persona janë arrestuar pasiqë janë kapur duke prerë dru, si dhe njërit prej tyre i është konfiskuar një revole

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 15:00 në fshatin Majac të Podujevës ka ndaluar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se arrestimi ka ndodhur pasiqë tek njëri prej të dyshuarve, të cilët ishin duke prerë dru në pyll i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit TT.

”Drurët e prerë së bashku me traktor janë konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button