Virus në përmbajtjen mediatike

[Recension: Xhipi luksoz në të cilin vozitej Sheqerinska është shkatërruar në kufirin grek]

Sikur të kishte zemër të gazetarisë së përgjegjshme dhe profesionale, kjo përmbajtje mediatike nuk do ta tërhiqte syrin e vëmendshëm të recensuesve të Shërbimit për verifikimin e fakteve në media. Në vend që të jetë dhe të mbetet informatë e paanshme teknike për një fatkeqësi komunikacioni, me vetëm një paragraf kjo informatë ka shkelur madje 4 nene të Kodit të gazetarëve.

Do të fillojmë nga mosrespektimi i parimit për informim në rast të fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore i cili parasheh raportim çliruar nga senzacionalizmi (Neni 8, i Kodir)

Nuk e mohojmë se në këtë rast, për shkak se bëhet fjalë për person të njohur publik, si një nga pjesëmarrësit në fatkeqësi, interesi i publikut të ngritet në nivel më të lartë, mirëpo kjo nuk është shkak që të politizohet ngjarja dhe t’i jepet një dozë e “likuidimit” politik.

08172016-Puls24-Dzip-SekerkLinku deri te artikulli origjinal: Xhipi luksoz në të cilin vozitej Sheqerinska është shkatërruar në kufirin grek

Data dhe koha e publikimit: 17.08.2016, 12:21

Data e recensionit: 18.08.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

AKSIDENT I POLITIZUAR

Paragrafi i fundit është virusi i kësaj storjeje dhe ai i shkel parimin se “gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.” (Neni 13, i Kodit).

Mbushja e këtij virusi pastaj e shkakton e shkeljen e tretë të Kodit të gazetarëve, i cili thotë

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Fjala e gazetarit, që këtu është përdorur si “armë” për diskreditim politik është në kundërshtim me nenin 16 të Kodit të gazetarëve kërkon që ata ta ta ruajnë autoritetin dhe dinjitetin e profesionit të tyre dhe të mos e përdorin medien e tyre për qërim të hesapeve me njerëz.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button