Prej këtij teksti ka vetëm dëm

[Recension: Nga tregjet e gjelbërta kthehemi me torba përplot me helme – lista e 12 produktve më helmuese ushqimore]

Titulli i tekstit që i nënshtrohet këtij recensioni e dezinformon publikun dhe përhap panik ndërmjet qytetarëve për kualitetin e pemëve dhe perimeve që shiten nëpër tregje. Në të thuhet se në tregjet e gjelbërta produktet gjoja janë përplot me helme. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia e tillë, megjithatë teksti nuk ofron asnjë dëshmi për këtë. Nuk ka asnjë deklaratë ose qëndrim nga ana e institucionit kompetent për kontroll të kualitetit të ushqimit, në këtë rast të Inspektoratit për bujqësi dhe Agjencisë për ushqim dhe veterinari, me çka do të konfirmohet ose do të demantohet ky pohim. Me këtë rast, nuk është theksuar se prej ku janë fituar të dhënat dhe kush i ka bërë këto analiza. Teksti i ngjan një teksti të përkthyer ose të huazuar nga ndonjë medie tjetër, pa e përmendur se për cilin vend ndoshta bëhet fjalë.

pesticidiLinku deri te artikulli origjinal: Nga tregjet e gjelbërta kthehemi me torba përplot me helme – lista e 12 produktve më helmuese ushqimore

Data dhe koha e publikimit: 12.08.2016

Data e recensionit: 15.05.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

VLERËSIM “ME SY”

Teksti fillon me një, gjoja, këshillë se si qytetarët duhet të kenë kujdes më të madh gjatë blerjes së pemëve dhe perimeve, mirëpo nuk jep përgjigje se si duhet ta bëjnë këtë. Qytetarët nuk mund ta vlerësojnë “me sy” rrezikun për të cilin u tërhiqet vërejtja:  

Kur bleni pemë dhe perime, kini kujdes më të madh për shkak se ato mund të përmbajnë sasi të madhe të helmeve, të cilat pastaj do të gjenden në organizmin tuaj.

Për një gjë të tillë ka laboratore të specializuara.

Pastaj në material është publikuar lista e ashtuquajtur e zezë e 12 produkteve më helmuese, mirëpo përsëri mungon burimi i këtyre informatave. Nuk jepet përgjigje as se për çfarë lloji të pesticideve dhe kemikateve bëhet fjalë dhe cili institucion e ka vërtetuar prezencën e tyre.

Kjo është “lista e zezë” e 12 produkteve më helmuese ushqimore, të cilat duhet t’i lani në shumë mirë. Molla – 99% e tyre janë pozitive ndaj pesticideve. Plus, përmbajnë edhe 56 kemikate të ndryshme. Pjeshkët – madje 85,6% e pjeshkëve përmbajnë disa lloje të pesticideve të përziera me 57 lloje të kemikateve.

Pa i përmendur burimet relevante, dokumentet zyrtare që do t’i mbështesnin informatat për gjoja helmueshmërinë e produkteve që shiten në tregjet e gjelbërta, teksti mbetet në sferën e spekulimeve dhe e dezinformon publikun. Me këtë rast, përveç që shkakton panik te popullata mund të shkaktojë edhe dëm financiar për shitësit për e pemëve dhe perimeve nëpër tregjet e gjelbërta.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button