Ja çfarë kërkoi MPJ nga të huajt për vërshimet (DOKUMENT)

Ministria e jashtme deri tek ambasadat në Shkup më 9 gusht dërgoi shkresë në të cilën kërkohet ndihma financiare dhe ofrohet listë me prodhime që nevojiten për ballafaqimin me pasojat nga vërshimet.

“Ministria dërgon listë preliminare me mjete konkrete të nevojshme, që mund të dërgohen ashtu siç zhvillohet situata”, thuhet në shkresën të cilën e siguroi “Meta” dhe shtohet se ndihma humanitare dhe financiare në euro do të mundësoj menaxhimin me pasojat afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë nga katastrofat.

Përveç produkteve dhe mjeteve të zakonta që nevojiten në situata të këtilla si p.sh lopata, çizme gome, ujë, ushqim, preparate për dezinfektim, shporta për mbeturina, zorra dhe të ngjashme, në listën e Ministrisë ka edhe gjëra tjera të pazakonta.

Mes tjerash, Ministria kërkon 24 automjete terreni “defender” me motor me katër goma, pesë barka me motor dhe 29 barka gome, kamionë kiper, litar alpinizmi, kabllo vazhduese, 50 thasë ku do të nxirren personat e lënduar etj.

Listën e plotë mund ta shihni më poshtë:

1 3 4 5 6 7

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button