Egjiptianët e akuzojnë Erdoganin: Po kidnapon profesorë të Gylenit për ti dërguar në Turqi

Gazeta Egjiptiane “El Jawm Esabia” këto ditë ka sjell një histori të trishtueshme, ku akuzon njerëzit e Presidentit turk Rexhep Tayp Erdogan se po kidnapojnë profesorë që i takojnë lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen për ti dërguar në Turqi, shkruan Gazeta Zëri.

“Erdogani jep ryshfete përgjegjësve libianë që ti kthejnë profesorët qe janë pasues të Gylenit” është titulli i shkrimit të “El Jawm Esabia”  me seli në Kairo.

Në këtë artikull thuhet se së paku pesë profesorë turq të cilët punojnë në rrjetin e shkollave të lëvizjes Gylen në Libi, në Tripoli  janë rrëmbyer dhe dërguar në një vend ende të paidentifikuar.

Artikulli flet për një alarmim të tërë rrethit të këtyre profesorëve të cilët kanë lajmëruar edhe policinë për këtë kidnapim, por në fund kanë zbuluar se me ryshfete në historinë e rrëmbimit është i përfshirë shëlbimi sekret libian që po i ndihmon shërbimit sekret turk që ti mbaj ilegalisht profesorët dhe ti dërgojë ata në Turqi  që atje zyrtarisht edhe ti arrestojë.

Kanë kaluar mbi dhjetë ditë dhe profesorët ende janë të zhdukur, derisa tashmë dihet që Erdogan e ka shpallur lëvizjen e Gylenit edhe si organizatë terroriste duke i vënë emrin “Fetoh”.

Qeveria turke edhe në Kosovë ka kërkuar që të mbyllën shkollat e lëvizjes Gylen, që ata pretendojnë se qëndron prapa pucit të dështuar ushtarak të para disa javëve, pas të cilit nisi një spastrim i madh në Turqi nga ana e AKParti, partia islamike që e mban pushtetin në Turqi që nga viti 2002.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button