SHBA: Nga zjarret në Kaliforni – evakuim i më se 80 mijë banorëve

Më se 80 mijë njerëz janë evakuuar për shkak të zjarreve të fuqishme në jesën lindore të Los Anxhelosit, në shtetin amerikan, Kaliforni.

Guvernatori i këtij shteti, Jerry Brown, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Janë të rrezikuara afro 34 mijë shtëpi, ndërsa gjendje e rëndë mbretëron në rajonin San Bernardino, që është 100 kilometra në lindje të Los Anxhelosit.

Disa ndërtesa janë shkatërruar, ndërsa në luftën për ndaljen e stuhisë së zjarrit janë përfshirë agjencitë shtetërore të Kalifornisë.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e më se 80 mijë banorëve, ndërsa është mbyllur një autostradë kryesore, raporton agjencia AP. /REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button