“Shtetasit e Maqedonisë më shumë i besojnë BE-së se sa Qeverisë dhe Parlamentit të vet”

Shtetasit e Maqedonisë kanë më tepër besueshmëri në Bashkimin Evropian, se sa në institucionet e Maqedonisë, gjegjësisht në Kuvendin dhe Qeverinë. Kështu tregon hulumtimi i “Standard Eurobarometer”, të cilën e ka bërë Komisioni Evropian në vendet anëtare të BE-së dhe pesë vendeve kandidate, Serbi Shqipëri, Mal të Zi, Turqi dhe Maqedoni, njofton Portalb.

Sipas anketës, 58% të shtetasve të Maqedonisë kanë besim në BE, që është për 25% më shumë nga besueshmëria e qytetarëve të 28 vendeve – anëtare në Union. Mosbesimi në parlamentet dhe qeveritë nacionale, thuajse është identike. Gjithsej, 64% e shtetasve të Maqedonisë nuk kanë besim në Parlamentin, përderisa 28 të tjerë i besojnë. Te vendet anëtare të BE-së, besimi në parlamentet nacionale është 28%, ndërkaq mosbesimi 65%.

Në Maqedoni, 62% e qytetarëve, sipas hulumtimit nuk i besojnë Qeverisë, ndërkaq vetëm 30% kanë shprehur besueshmëri. Në vendet e BE-së, përqindja e mosbesueshmërisë në qeveritë nacionale arrin 68%, ndërkaq besimi 27%.

Në lidhje me gjendjen ekonomike, 35% e të anketuarve nga Maqedonia, vlerësojnë se është e njëjtë ashtu si edhe vjet, ndërkaq aq përqind mendojnë se gjendja është më e keqe. Vetëm 23% e të pyeturve vlerësojnë se gjendja ekonomike është përmirësuar në 12 muajt e fundit. Analiza gjithashtu tregon se këtë vit është zvogëluar numri i atyre që mendojnë se gjendja ekonomike është e njëjtë, ndërkaq është rritur numri i atyre që mendojnë se gjendja është përkeqësuar, transmeton Portalb.

Analiza tregon se shtetasit e Maqedonisë, si probleme më të mëdha me të cilat përballen janë, gjendja financiare në familje, papunësia dhe kushtet për jetesë, ndërkaq banorët e BE-së, ankohet për rritjen e çmimeve dhe pensionet, ndërkaq më pas e kanë papunësinë.

Hulumtimi tregon se është shqetësuese e dhëna se 48% e shtetasve të Maqedonisë, vlerësojnë se e keqja në tregun e punës ende nuk ka arritur. Përqindja më e madhe e të rinjve deri më 24 vjet, të cilët ende studiojnë, shpresojnë se do deri sa të arrijë koha e tyre që të dalin në tregun e punës, situata do të lëvizë për të mirë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button